Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Një qytetare dorëzon portofolin e gjetur në stacionin policor në Shtime

Ferizaj, 06.03.2026
Me datën 06.03.2026, rreth orës 11:30, në stacionin policor në Shtime është paraqitur qytetarja Xh. Rexhaj (28 vjeçe), e cila ka dorëzuar një portofol që e kishte gjetur në rrugën “Ibrahim Rugova” në fshatin Davidovc të Shtimes.
Pas verifikimit të dokumenteve në portofol, është konstatuar se pronar i tij është, N. I nga komuna e Vitisë.
Në portofol, përveç dokumenteve identifikuese, ndodheshin edhe para në vlerë totale prej 329.55 euro.
Policia ka arritur ta kontaktojë pronarin, i cili është paraqitur në stacion policor dhe e ka tërhequr portofolin me të gjitha dokumentet dhe paratë.
Policia ka falënderuar qytetaren Xh. Rexhaj për gjestin e saj human dhe shembullor, si dhe për përgjegjësinë e lartë qytetare.
Mund të jetë një imazh i para dhe teksti
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje