Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Një veture i vihet zjarri në Leposaviq, Policia e Kosovës reagon në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetime intensive

Prishtinë, më 28 Janar 2024
Me datë 28.01.2024, rreth orës 04:20 Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në Leposaviq një veturë është duke u djegur. Menjëherë njësitet kompetente policore , përfshirë hetuesinë ju kanë përgjigjur informatës dhe kanë dal në vendin e ngjarjes.
Sipas informative fillestare cak i djegies ka qenë vetura e tipit Fiat Punto, me targa të Republikës së Kosovës. Në këtë rast raportohet që ankuesi është mashkull serb (Kryetar i Kuvendit në Kuvendin Komunal në Leposaviq.
Në afërsi të veturës te motori është hasur një shishe plastike dhe një leckë e cila kundërmon në benzinë e që dyshohet se është vendosur si ndezës për ta djegure veturën.
Lidhur me rastin janë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, është njoftuar prokurori kompetent me udhëzim të t ‘cilit është iniciuar rasti “zjarrvënie” për procedura të mëtejme hetimore.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në hetimin profesional dhe zbardhjen e rasteve të tilla të qëllimshme dhe vazhdon me realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim, si dhe sjelljen e kryesve të këtyre veprave kriminale para organeve të drejtësisë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje