Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Njësia e Trafikut Rajonal në Mitrovicën e Jugut, shqipton gjobë për ngasësin që përdorte telefonin gjatë ngasjes së autobusit

Mitrovicë, 10 nëntor 2021
Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë Jug, përveç patrullimeve dhe angazhimeve tjera, i përgjigjet dhe merr masa ndaj çdo kundërvajtësi qe raportohet nga ana e qytetareve.
Një kundërvajtje është identifikuar edhe sot, pasi një ditë më parë në media sociale është publikuar një video- sekuencë ku shihet se ngasësi i një autobusi e përdorte telefonin gjatë ngasjes.
Njësia e trafikut rajonal, ka arritur ta identifikoj ngasësin dhe t’ia shqiptoi tiketën në bazë të dispozitave të Ligjit për rregullat e trafikut rrugor .Kundërvajtja është shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, segmenti rrugor në fshatin Pestovë.
Policia fton qytetaret që të raportojnë çdo lloj kundërvajtje tek Policia e Kosovës, e ndaj të gjithë kundërvajtësve do të ndërmerren masa të parapara me ligj.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje