Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Njoftim lidhur me protestën e paralajmëruar për datën 29 maj 2025

Njoftim lidhur me protestën e paralajmëruar për datën 29 maj 2025

Prishtinë 28 maj 2025 – Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, njofton opinionin publik se më 29 maj 2025 (e enjte), nga ora 10:00 deri në 12:00, është paralajmëruar se do të mbahet një protestë e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), me pjesëmarrje të bizneseve të ndryshme.
Forma e paralajmëruar e protestës – Do të jetë qëndrim i qetë dhe bllokim i pjesshëm i rrugëve kryesore hyrëse për në Prishtinë, përmes vendosjes së automjeteve të rënda nga kompanitë pjesëmarrëse.
Pikat ku do të realizohet protesta janë:
•Veterniku – drejtimi për në hyrje të qytetit
•Rrethi te Kazerma – drejtimi Fushë Kosovë – Prishtinë
•Rrethi i Arbërisë – drejtimi Mitrovicë – Prishtinë
•Vranjevci – Sharbanët – drejtimi Podujevë – Prishtinë
Riorientimi i trafikut:
Policia e Kosovës do të jetë e pranishme në terren dhe do të ndërmarrë të gjitha masat për mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për menaxhimin e trafikut dhe orientimin e mjeteve në rrugë alternative.
Kërkohet mirëkuptim nga qytetarët për vonesat e mundshme dhe sugjerohet shmangia e këtyre rrugëve gjatë orarit të protestës.
Policia thekson se protesta është paralajmëruar në një periudhë të shkurtër dhe është zhvilluar takim koordinues me organizatorin, ku janë theksuar obligimet ligjore dhe kufizimet që ndalojnë bllokimin total të rrugëve.
Ftojmë qytetarët që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë në terren dhe të kontribuojnë në mbarëvajtjen paqësore të protestës dhe ruajtjen e sigurisë publike.
Statstikat e përgjithshme: 2025-06-04
0
Aksidentet Fatale
31
Aksidentet Me te Lenduar
53
Aksidentet Pa te Lenduar
2029
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
15
Arrestime
12
Ne Mbajtje