Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

NJOFTIM PËR MEDIA

Prishtinë 20 dhjetor 2020,

Policia e Kosovës (PK), bazuar në realizimin e objektivave strategjike dhe planin e veprimit, në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimin e aktiviteteve të ndryshme kriminale, ka arritur rezultate pozitive në uljen e trendit të krimit, përfshirë uljen e veprave penale si Grabitjet, Vjedhjet dhe Vjedhet e Rënda.

Policia e Kosovës, ka përfunduar një analizë paraprake edhe pse jemi para përfundimit të vitit kalendarik, një analizë gjithëpërfshirëse i është bërë realizimit të Planit të Punës për 2020. Parametrat e matjës së krimit në përgjithësi krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kanë shënuar rënie.
Kështu, veprat penale, për këtë periudhë kohore kanë shënuar rënie për -6.15% (nga 24631 në 2019, në 23114 në 2020).
Po ashtu edhe rastet ( veprat penale plus incidentet tjera) të inicuara nga policia, kanë shënuar rënie për -6.31%.
Policia e Kosovës, në zbatim të detyrave të saja, në realizim të Planit të Punës, gjatë kësaj periudhe ka arrestuar 9715 të dyshuar, ose 12.71% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Po ashtu, numri i personave që janë dërguar në mbajtje është 3870, ose 9.87% më i lartë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Veprat penale (ato më kryesoret), kundër pasurisë, kanë shënuar një ulje të ndjeshme, kështu:
-Numri i vjedhjeve ka shënuar ulje, nga 4131 në 3492 ose -15.46%;
-Numri i vjedhjeve të rënda ka shënuar ulje, nga 3421 në 3030 ose -11.42 %.
-Numri i rasteve grabitje ka shënuar ulje nga 147 në 127 ose -13.60%.

Policia e Kosovës edhe përkundër uljes së trendit të krimit, vazhdon të mbetet e përkushtuar në zbardhjen e ç’do rasti, në identifikimin e ç’do personi të dyshuar, me qëllim për të zbatuar synimet e saja, për të ofruar një siguri dhe një ambient të qetë për të gjithë.
Njëkohësisht Policia, falënderon qytetarët për bashkëpunimin e treguar në të mirë të sigurisë publike në përgjithësi.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje