E hënë, 05 korrik, 2021
Mitrovicë veri
Rreth orës 12:57 min, në lagjen Suhadoll, në veri të Mitrovicës, është regjistruar një incident i shpërthimit, me q’rast xhami i prapëm i një veture është dëmtuar. Nuk është raportuar për persona të lënduar.
Njësitë policore kanë dalë në vend ngjarje ndërsa këqyrja e vendit të ngjarjes është në vazhdim e sipër. Në vend ngjarje janë gjetur prova materiale të cilat do të përdoren në procedurën e mëtejme hetimore, ndërsa njësitë policore për identifikim të mejteve improvizuese eksploduese të Policisë së Kosovës, janë ftuar në vend te ngjarjes për të përcaktuar llojin e mjetit shpërthyes.
Sipas informatave preliminare nga vendi i ngjarjes, dyshohet se personi/at, e paidentifikuar deri më tani, kanë përdorur një litar të cilin e kanë lidhur për rrotën e automjetit, me qëllim që në momentin e nisjes së automjetit, të tërhiqet siguresa e mjetit eksplodues, i cili mjet eksplodues paraprakisht ka qenë i fiksuar në objekt të fortë afër vendit ku vetura ishte e parkuar.
Për të gjitha rrethanat e rastit dhe veprimet e ndërmarra të policisë, është informuar Prokurori i shtetit, i prokurorisë themelore në Mitrovicë.
Rasti është regjjstruar si shkaktim I rrezikut të përgjithëshëm dhe dëmtim I pronës së luajtshme.