Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

NJOFTIM PËR MEDIA

Prishtinë 01 dhjetor 2021
Policia e Kosovës lidhur me shkrimin e publikuar në portalin Indeksonline të titulluar ”Polici bashkë me djalë e rrahin një të mitur me aftësi të kufizuara në Kaçanik”, njofton opinionin e gjerë se ndaj të njëjtit zyrtar (Rr. M.), stacioni policor në Kaqanik me kohë ka iniciuar procedurat e parapara ligjore, si dhe sipas kompetencës ka njoftuar Inspektoratin Policor të Kosovës.
Vlen të potencohet se bazuar në Udhëzimin Administrativ për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, me datë 01.12.2021, zyrtari policor është suspenduar, përderisa hetimet e mëtejme janë duke u zhvilluar nga IPK-ja.
Me respekt,
Zyra për informim
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje