Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

NJOFTIM PËR MEDIA

Policia e Kosovës në partneritet me Shoqatën e Grave tē Policisë së Kosovës sot më 7 Mars 2020 mirëpret Bordin e Drejtorëve të Asociacionit Ndërkombëtar të Grave Police (IAWP).

Gjatë takimit të bordit drejtues të Asociacionit Ndërkombëtar të Grave Police përveç temave të ndryshme po diskutohet edhe mundësia që në të ardhmen Policia e Kosovës të jetë mikpritëse e ‘Paradës së Kombeve’.

Takimi i këtij niveli mbahet për herë të parë në rajonin e Ballkanit në 105 vjet histori të kësaj shoqate policore prestigjioze që ka shtrirje pothuajse në gjithë botën.

Kjo do të jetë një mundësi e mirë për promovimin e Policisë së Kosovës në përgjithësi, e në veçanti e gruas në Policinë e Kosovës për t’u promovuar në arenën ndërkombëtare.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje