Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohet substancë narkotike

Prishtinë, 26 nëntor 2020 – Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave që kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në fushën e narkokriminalitetit.

Kësisoj më datë 25.11.2020 rreth orës 21:30, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë policia mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm si rezultat i një pune hetimore paraprake, ka kryer një kontroll personi ndaj një të dyshuari me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana).

I dyshuari K. K, mashkull 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Ndaj tij policia ka iniciuar një hetim për posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje