Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Njoftim për Takim dhe Fillimin e Fushatës Sensibilizuese për Parandalimin e Zjarreve

Pejë, 4 qershor 2026

Në kuadër të bashkëpunimit institucional për rritjen e sigurisë publike, është mbajtur një takim i përbashkët ndërmjet Stacionit Policor nё Pejë, Brigadës së Zjarrfikësve, Qendrës Emergjente dhe Zyrës për Mbështetje dhe Shpëtim. Në takim kanë marrë pjesë edhe kryetarët e bashkësive lokale, nën-degët lokale dhe anëtarët e Komiteteve Lokale për Siguri Publike.
Qëllimi i takimit ishte koordinimi i aktiviteteve dhe fillimi i fushatës sensibilizuese për parandalimin e zjarreve fushore dhe malore, duke pasur parasysh rrezikun e shtuar gjatë sezonit veror.
Pjesëmarrësit u dakorduan që përmes aktiviteteve informuese, takimeve me qytetarët dhe shpërndarjes së materialeve vetëdijësuese të kontribuojnë në parandalimin e zjarreve, mbrojtjen e jetës së qytetarëve, pronës dhe mjedisit.
Çdo rast i dyshuar i ndezjes së zjarreve të raportohet menjëherë tek institucionet përgjegjëse, ndërsa qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr.
Parandalimi i zjarreve është përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve.
Mesazhi kryesorë është
“ Një zjarr i vogël mund te shkaktojë pasoja të mëdha”

Mund të jetë një imazh i duke studiuar dhe teksti
Mund të jetë një imazh i teksti

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje