Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Njoftim shtesë

Prishtinë, 16 qershor 2022
Pas njoftimit të më hershëm për kërcënime me mjete shpërthyese në disa shkolla/lokacione, Policia e Kosovës, njësitet përkatëse që merren me kontroll në raste të kërcënimeve me mjete shpërthyese, kanë kryer kontrollet e atyre lokacioneve dhe në të gjitha lokacionet e kontrolluara nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, pra njoftimet kanë rezultuar të rrejshme.
Njoftim për media
Prishtinë, 16 qershor 2022
Policia e Kosovës, me datën 16.06.2022 në orët e hershme të mëngjesit nga personeli i disa shkollave ka pranuar informacione për kërcënime me mjete shpërthyese (bomba) në disa objekte shkollore, të ndodhura kryesisht në zona të banuara me popullatë serbe.
Bazuar në informacionet e deritanishme, këto kërcënime janë bërë në rajone të ndryshme në disa objekte shkollore (deri më tani në rreth 30 lokacione), e të cilat kërcënime janë pranuar përmes formës elektronike dhe linjave telefonike.
Referuar informacioneve të pranuara, Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme policore në funksion të trajtimit dhe hetimit të këtyre rasteve, duke angazhuar njësitet relevante policore, përfshirë ato për trajtimin e materieve shpërthyese dhe njësitin me qenë (K-9).
Policia e Kosovës, po ashtu ka ndërmarr veprime konkrete duke evakuuar personat në perimetrat e sigurisë, përderisa do të vazhdojë angazhimin e saj në ruajtjen e rendit kushtetues, garantimin sigurisë në nivel vendi si dhe ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime.
Deri në këtë fazë Policia e Kosovës ka arritur ti trajtoj dhe verifikojë disa nga objektet shkollore, të cilat kanë rezultuar të jenë kërcënime të rrejshme, andaj ftojmë qytetarët që të mos krijojnë ndonjë panik, pasi Policia e Kosovës është prezente dhe e angazhuar në trajtimin, hetimin dhe ofrimin e sigurisë në të gjitha lokacionet në nivel vendi.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje