Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Njoftim shtesë rreth operacionit “Lugu”

Njoftim shtesë rreth operacionit “Lugu”
Prishtinë 29.08.2025
Lidhur me operacionin e mëposhtëm Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-në Prishtinë, me datën 29.08.2025 ka zbatuar urdhëresën e gjykatës ku janë kontrolluar pesë automjetet e sekuestruara në rast.
Gjatë kontrollimit të veturave në prezencë të avokatit mbrojtës, në njërën nga veturat pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjetur dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë të përgjithshme rreth 35 gram.
Gjatë operacionit policor “Lugu” vihen në pranga gjashtë persona të dyshuar dhe konfiskohet kokainë
Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë të asistuar edhe nga organe tjera të sigurisë, pas hetimeve intensive të zhvilluara ndaj gjashtë (6) të dyshuarve meshkuj kosovarë nën dyshimet se të njëjtit janë marrë me shit-blerje të substancave narkotike në rajonin e Prishtinës ka realizuar operacionin policor “LUGU”.
Me datën 06.08.2025 rreth orës 12:00 nën autorizimin e Prokurorisë Themelore dhe me urdhëresë të Gjykatës në Prishtinë, është zbatuar plani operativ ku janë zhvilluar kontrolle në tetë lokacione (shtëpi, banesa dhe objekte përcjellëse), ku me urdhër të prokurorit është mbyllur edhe një lokal (free shop).
Operacioni është mbështetur edhe nga Njësia Speciale Operative, Drejtoria e Teknikës Kriminalistike, njësia K9 si dhe njësitë patrulluese nga rajoni i Prishtinës.
Si rezultat i këtij plani operativ janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar si dhe në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar:
1. 300 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë (vlera e së cilës vlerësohet se është rreth 18 000 euro),
2. 13. 294 Euro,
3. 2 DVR,
4. 5 vetura me targa vendore si dhe prova tjera materiale që ndërlidhen me rastin.
Të dyshuarit janë shoqëruar për intervistim në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e shpërndarjes së narkotikëve.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje