Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Nxënës të shkollave të mesme vizitë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë

 

Mitrovicë, 27 shkurt 2017

Grupe nxënësish të shkollave të mesme në Mitrovicë, sot për së afërmi kanë vizituar objektet policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë.

Kjo vizitë u realizua në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërinstitucional dhe qasjes aktive ndërmjet Policisë dhe institucioneve të edukimit, me ç’rast grupin e nxënësve në një takim e priti edhe Drejtori Rajonal i Policisë N/Kolonel Nehat Thaqi, i cili shprehi gatishmërinë dhe përkushtimin e vazhdueshëm në qasje te përbashkët në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve në mbështetje me mekanizmat tjerë ndërinstitucional.

Përveç angazhimeve të vazhdueshme në ofrim të sigurisë në shkolla, që nga fillimviti shkollor 2016/17, Polica mbi konceptin e identifikimit të paralajmërimit të hershëm, në vazhdimësi ka realizuar aktivitetet në fushën e edukimit, sensibilizimit, të dukurive negative nëpër shkolla, përfshirë sjelljet asociale, rreziku dhe pasojat nga substancat narkotike, si dhe krimet kibernetike.

Interesimi i nxënësve për të vizituar Policinë njëkohësisht përmbush edhe objektivat e tyre që buronin nga perspektiva e ligjëratave të mëhershme të zhvilluara nga Policia.

Gjatë vizitës së nxënësve në Polici ata janë njoftuar për punën policore, hapësirat e punës në objektin policor, qendrën e komunikimit, njëkohësisht zyrtarët policorë u kanë ofruar informacione për punën rutinore policore, si dhe njohuri elementare për thirrjet emergjente, dërgimin e informacionit me kohë në fushën e parandalimit të hershëm etj.Gjithashtu nxënësve u është shpjeguar edhe për të drejtat dhe përgjegjësitë e të miturve.

Nxënësit gjatë vizitës pasqyruan njohuri të kënaqshme për punën, rolin e Policisë në fushën e sigurisë, si dhe rëndësinë e qasjes së përbashkët në parandalimin e incidenteve në shkolla dhe për siguri publike.

Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje