Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Operacioni policor “Guri”, arrestohen gjashtë persona të dyshuar dhe sekuestrohen mbi 12 kg marihuanë

Prishtinë, më 12 maj 2023
Departamenti i Hetimeve – Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në vazhdën e zbatimit të operacionit policor të realizuara më herët gjatë këtij viti (30 mars, 5 prill e 4 maj), operacioni ka vazhduar edhe sot, më 12.05.2023. Gjatë zbatimit të operacionit më herët, ishin gjetur e konfiskuar rreth 36 kg marihuanë dhe ishin arrestuar tre të dyshuar.
Sot, më 12.05.2023, në vazhdën e zhvillimit të operacionit policor ‘Guri’, i zhvilluar në koordinim me organet e drejtësisë (prokurorinë), janë kontrolluar 11 lokacione, ku si provë materiale janë gjetur dhe konfiskuar rreth 12 kg substancë narkotike (dyshohet të jetë marihuanë), 3467 euro, 12.700 lekë (paratë dyshohet janë përfituara nga vepra penale) dhe tri vetura me të cilat është bërë bartja e lëndës narkotike. Vlen të ceket se gjatë kontrolleve, në njërin nga lokacionet, një i dyshuar, në tentim për të ikur ka kërcyer nga një lartësi e shtëpisë dhe ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
Në tri operacionet e më hershme dhe në këtë të ditës së sotme janë konfiskuar rreth 48 kg substancë, dyshohet të jetë e llojit marihuanë vlera e të cilës është rreth 70 mijë euro, janë arrestuar nëntë të dyshuar të cilët dyshohet se kanë vepruar si grup kriminal që është marrë me ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje