Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Organizim i kampanjës informuese

Gjakovë: 28.09.2021.
Datë 27.09.2021 filluar në ora 10:00, në ambientet e DRP-e Gjakovë duke respektuar të gjitha vendimet e Qeverisë së RKS-së lidhur me pandeminë Covid-19, është zhvilluar kampanjë shtesë duke i informuar të interesuarit për konkurrim si zyrtar policor në Policinë e Kosovës.
Në takimin informues ishin të pranishëm shumë qytetar, grupe të interesit, kandidat dhe përfaqësues të komuniteteve nga Komuna e Gjakovës.
Gjatë këtij sesioni informues nga stafi i DRP-e Gjakovë të asistuar edhe nga Shoqata e Gruas në kuadër të policisë së Kosovës. Janë prezantuar kriteret për aplikim dhe të gjitha proceset e rekrutimit dhe të seleksionimit për konkursin për zyrtar policor.
Qëllimi i organizimit të kësaj kampanje informuese është për të inkurajuar sa më shumë qytetar për të aplikuar në konkursin për zyrtar policor i cili do të shpallet së shpejti nga policia e Kosovës, me theks të veqant inkurajimi i gjinisë femërore të të gjitha etnive dhe inkurajimi sa më shumë i minoriteteve që jetojnë në Kosovë.
Kampanja në vlerësim është konsideruar shumë e suksesshme dhe do të vazhdoj edhe ditëve në vijim në tri komunat që mbulon Drejtoria Rajonale e Policisë Gjakovë siç janë komunat: Gjakovë, Rahovec dhe Malishevë
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjakovë inkurajon të gjithë qytetarët pa dallim te cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara që të aplikojnë dhe të jenë pjesë e këtij procesi fisnik për sigurinë dhe vendin në përgjithësi.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje