Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm 30.04.2021 – Ferizaj

Stacioni policor i Ferizaj pas një informate të pranuar, ka realizuar një kontrollë  në rrugën ,, Agim Matoshi” në Ferizaj, ku  dyshohej se në një lokal ishte duke u zhvilluar lojë e ndaluar e bixhozit .

Gjatë bastisjes në këtë lokal janë hasur 10 persona duke luajtur bigjoz.

Të gjithë personat janë legjitimuar dhe  janë shoqëruar në stacionin policor të Ferizajt për intervistim . Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, ndaj pronarit është iniciuar rasti penal ‘’ Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm ‘’, ndërsa ndaj 10 personave janë shqiptuar edhe fletëparaqitje për mos respektim të orarit të lëvizjes pas orës 22:30, sipas vedimit të fundit të Qeverisë së RKS-së.

Me vedim të prokurorit të gjithë personat janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Lidhur me këtë rast, si prova materiale janë konfiskuar:

– 156 qipa (  zhitona)

– 10 palë letra bigjozi dhe një sasi e parave.

Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje