Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Skenderaj, 26 mars 2024
Nën dyshimin e bazuar për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, hetuesit policor në Skenderaj, kanë identifikuar një lokal ku ushtrohej veprimtari e lojërave të fatit.
Në lokalin ku dyshohej për veprimtari e dyshimtë, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar:
2 aparate të lojërave te fatit
2 printer
2 kompjutera, dhe materiale të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë. Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa, hetuesit policorë janë duke vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje