Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Organizimi i kampanjës informuese për polic të rijnë

Prizren, 29 shtator 2021
Me datë 28 shtator 2021, duke filluar në ora 15:15, në lagjen “Terzi Mahall’ në Prizren, duke respektuar të gjitha vendimet e Qeverisë së RKS-së lidhur me pandeminë Covid-19, është zhvilluar kampanjë shtesë duke i informuar të interesuarit për konkurrim si zyrtar policor në Policinë e Kosovës nga komunitetit pakicë RAE.
Në takimin informues ishin të pranishëm 21 pjesëmarrës te këtij komuniteti pakicë, duke paraqitur edhe interesimet e tyre për tu angazhuar ne policinë e Kosovës.
Qëllimi i organizimit të kësaj kampanje informuese është për të inkurajuar sa më shumë minoritetet për të aplikuar në konkursin për zyrtar policor i cili do të shpallet së shpejti nga policia e Kosovës, me theks të veçante inkurajimi i gjinisë femërore dhe inkurajimi sa më shumë i minoriteteve që jetojnë në Kosovë.
Kampanja në vlerësim është konsideruar shumë e suksesshme dhe do të vazhdoj edhe ditëve në vijim në komunat që mbulon Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren duke përfshirë edhe komunat tjera ne Dragash, Suhareke, Mamushe.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, inkurajon të gjithë qytetarët pa dallim te cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara që të aplikojnë dhe të jenë pjesë e këtij procesi, duke dhënë kontribut për sigurinë dhe vendin në përgjithësi.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje