Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra

Prishtinë, më 13 prill 2023
Policia e Kosovës, Njësitet e Task-Forcës operative të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare Lindje, pas pranimit të informatave nga terreni për lëvizje të dyshimta në brezin kufitar, kanë ndërmarrë masa të nevojshme operativo-taktike, duke intensifikuar kontrolle në rrugët e brezit kufitar dhe rrugët dytësore të fshatrave të Vitisë dhe si rezultat i kësaj është parandaluar një rast i kontrabandës me mallra.
Sot më 13.04.2023 Njesitë policore të kësaj task force kanë kryer vëzhgimin e rrugëve malore që lidhen nga Konquli-Serbi me fshatin Korminjan-Republika e Kosovës, ku rreth orës 19:30, në rrugë malore është ndaluar një traktor me rimorkio, i cili drejtohej nga personi i dyshuar m/serb, me iniciale( J.J), nga një fashat i komunës së Ranillug-ut.
Gjatë kontrollit është vërejtur se kishte pasur të ngarkuara (20) arka të birrës “Tuborg”; (50) arka të birrës “Zajqevsko” dhe (2550) zogj (shpezë) të vegjël.
Malli dyshohet të jetë kontrabanduar nga territori i Serbisë dhe ishte futur ne Republikën e Kosovës në mënyrë ilegale.
I dyshuari i lartcekur me iniciale është arrestuar dhe është shoqëruar për intervistim në Stacionin Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit.
Rasti është trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje në koordinim me prokurorinë përkatëse, Doganat e Republikës së Kosovës dhe AVUK-në.
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje