Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra

Prishtinë, më 26 prill 2024
Njësit patrulluese të Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare-Hani i Elezit, gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve policore në zonën kufitare në mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, dje më 25.04.2024, në fshatin Krivenik të Hanit të Elezit, kanë vërejtur një automjet të dyshuar dhe menjëherë kanë marrë veprime për ta ndaluar.
Drejtuesi i automjetit, me të vëne re se është pikasur nga patrullat policore kufitare, ka braktisur automjetin dhe ka ikur në drejtim të territorit të Maqedonisë.
Policia ka tërhequr automjetin me targa të dhe Maqedonisë së Veriut dhe gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar:
1. 360 pako x 800 gr = 288 kg, të llojit lord,
2. 79 pako x 500 gr = 39.5 kg, të llojit marlboro
3. 60 pako x 500 gr = 30 kg, të llojitl lord
4. 60 pako x 500 gr = 30 kg të llojit dunhill
5. 80 pako x 500 gr = 40 kg të llojit davidof
6. 80 pako x 500 gr = 40 kg të llojit west
7. 20 pako x 500 gr = 10 kg të llojit royal
8. 20 pako x 500 gr = 10 kg të llojit virginia.
Gjithsej janë sekuestruar 487.5 kg duhan i gatshëm për treg. Vlera e malit dhe e akcizës mbetet të përcaktohet nga Dogana e Kosovës.
Malli dyshohet të jetë sjellë kontrabandë nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve malore. Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, ku me urdhër të tij, malli i kontrabandë dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor-Hani i Elezit.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje