Në pjesën veriore të vendit, njësitë policore të Departamentit të Kufirit, në një rrugën ilegale në fshatin Junake të Zubin Potokut, kanë ndaluar tri automjete transportuese kombi (furgon), me të cilat dyshohej se po kryhej kontrabandë e mallrave.
Gjatë kontrollit të automjeteve është vërejtur se po bartin sasi të konsiderueshme të mallrave, kryesisht ushqimore, pos tjerash edhe produkte mishi e bulmeti që po transportoheshin në kushte të palejueshme higjeniko-sanitare e që mund të ishin të dëmshme për shëndetin e njeriut. Po ashtu në automjete janë hasur edhe pije alkoolike dhe produkte tjera ushqimore e higjienike.
Lidhur me rastin një person është intervistuar, kurse malli është konfiskuar dhe dërguar në Doganën e Kosovës.