Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Parandalohet një rast i ‘kontrabandës me mall’

Prishtinë, më 1 gusht 2023
Pas pranimit të një informate për ‘kontrabandim të mallrave’, zyrtarë policorë nga Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë Kufitare, sot më 01.08.2023, rreth orës 19:15, në fshatin Koshtovë (udhëkryqi i rrugës Ceraj-Bistricë), ka ndaluar për kontrollim dy vetura.
Veturat e ndaluara ishin me targa vendore dhe të ngarkuara në to janë hasur pemë të ndryshme (kumbulla, pjeshka dhe dardha). Drejtuesit e automjeteve nuk kanë poseduar dokumentacionet e nevojshme për mallin që bartnin. Policia do ta trajtojë rastin në koordinim me institucionet përkatëse.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje