Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra – One case of smuggling in goods prevented

Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra
Prishtinë, më 25 prill 2024
Njësia e TASK-FORC-ës Lindje (e përberë nga Policia dhe Dogana e Kosovës), vazhdojnë aktivitetet për parandalim dhe luftimin e kontrabandës dhe realizim të detyrave në teren në zonën kufitare në mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Më datë 24.04.2024, në rajonin e Vitisë, nga njësitet e lartcekura është ndaluar automjeti me targa vendore, drejtuar nga i dyshuari S.Z., i moshës 47 vjeçar nga Vitia. Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar 50 shtega (500 pako) cigare të gatshme për treg të llojit FAST dhe rreth 300 kg duhan të grirë refuz, të cilat dyshohet se i kishte kontrabanduar nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve malore ne fshatin Lubishtë të Vitisë.
Gjatë kontrollit, në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar edhe 200 kg duhan me paketim Marlboro i përpunuar.
Gjithsej janë sekuestruar 500 kg duhan me vlerë mbi 6.000 € ndërsa shmangiet doganore janë mbi 20.000€.
Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit i dyshuar dërgohet në qendrën e ndalimit për 48 orë, ndërsa
malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohet dhe dërgohen në terminalin doganor-Dheu i Bardhë.
One case of smuggling in goods prevented
Prishtina, 25th of April 2024
The TASK-FORC East unit (consisted of Kosovo Police and Customs), continues the activities to prevent and fight smuggling and carry out tasks on the field in the border area between the Republic of Kosovo and North Macedonia.
On 24.04.2024, in the region of Vitia, a vehicle with local license plates, driven by the suspect S.Z., age 47 from Vitia, was stopped by the aforementioned units. During the search of the vehicle, it was found that it was loaded with 50 packs (500 packs) of ready-to-market FAST cigarettes and about 300 kg of ground tobacco, which is suspected to have been smuggled from North Macedonia through the mountain routes in the village of Lubishte, Vitia.
During the search, 200 kg of processed Marlboro tobacco were also seized at the suspect’s house.
In total, 500 kg of tobacco with a value of over €6,000 were seized, while the customs evasion amounts to over €20,000.
Regarding the case, all actions were undertaken in cooperation with the Office of the State Prosecutor, where by order of the prosecutor, the suspect is sent to the detention center for 48 hours, while the smuggled goods and the vehicle are seized and sent to the customs terminal-Dheu i Bardhë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje