Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Parandalohet një rast i kontrabandës

Prishtinë, më 10 shtator 2025
Zyrtarë policorë të të SPMK–Muqivercë në bashkëpunim me njësitet e SP–Kamenicë, rreth orës 17:00, pas një organizimi taktik, kanë arritur të parandalojnë një tentativë për kontrabandë. Në fshatin Berivojcë- Kamenicë, është ndaluar një veturë me targa vendore, me drejtues një mashkull kosovar.
Gjatë kontrollit të automjetit, në të është zbuluar një sasi e konsiderueshme materialesh medicinale dhe dentare, për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përkatës.
Është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit dhe dorëzimin e mallit në Doganën e Dheut të Bardhë.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-30
1
Aksidentet Fatale
28
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1836
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
27
Arrestime
18
Ne Mbajtje