Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Parandalohet një rast i kontrabandimit me mallra

Më 31.05.2026, Policia e Kosovës, përkatësisht njësia Task Forca – DRK Jug, pas pranimit të informatave se në një shtëpi të pabanuar në komunën e Vitisë ishin të strehuara mallra të kontrabanduara nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës, ka ndërmarrë veprime operative dhe hetimore, të cilat kanë rezultuar me zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të mallrave të kontrabanduara.
Lidhur me rastin, njësitë relevante policore kanë identifikuar shtëpinë e pabanuar e cila dyshohet se ishte përdorur për fshehjen dhe depozitimin e mallrave të kontrabanduara, të cilat dyshohet se janë futur në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale nga Maqedonia e Veriut.
Pas sigurimit të autorizimit verbal nga prokurori kompetent, është realizuar kontrolli i objektit, ku është sekuestruar:
Duhan i përpunuar, i gatshëm për treg, në peshë rreth 300 kg.
Vlera e përafërt e mallrave të sekuestruara vlerësohet të jetë rreth 6,000 euro, ndërsa shmangiet nga obligimet doganore dhe akciza llogariten rreth 12,000 euro.
Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme procedurale, mallrat e sekuestruara i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtejshme ligjore.
Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Marlboro"

Mund të jetë një imazh i tekstiPërshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje