Më datë 12.06.2025, rreth orës 11:20, gjatë një pike vëzhgimi tw terrenit në zonën kufitare mbi fshatin Korminjan i Epërm, komuna e Ranillugut, është identifikuar një automjet i dyshimtë tip xhip “Shiroka” me targa serbe, duke hyrë ilegalisht përmes rrugëve malore nga territori i Serbisë.
Pas një reagimi të shpejtë operacional, automjeti është ndaluar rreth orës 11:30 në fshatin Korminjan i Epërm. Gjatë kontrollit, u konstatua se automjeti i drejtuar nga personi B. S., mashkull kosovar, kishte të ngarkuara 47 arka me nga 20 copë, gjithsej 940 njësi birre të markës Zaječarsko, me peshë totale rreth 470 litra, të prodhimit serb. Për këto mallra nuk posedoheshin dokumente përcjellëse mbi prejardhjen apo destinacionin e tyre.
Mallrat e sekuestruara janë transportuar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme në përputhje me ligjin.
Rasti është duke u trajtuar nga Njësia e Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit – Muçiverc, në kuadër të DRK Lindje – Kaçanik.