Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Pas ahengut ku u përdorën armë zjarri, policia kontrollon pjesëmarrësit dhe konfiskon armët

Prishtinë, 30 shtator 2020

 Policia, në mbrëmjen e datës 29.09.2020, ka pranuar një informatë, të cilën e ka trajtuar dhe ka arritur të zbulojë disa pamje në rrjete sociale, ku në një lokacion në rajonin e Prishtinës (në një aheng në fshatin Prapashticë), kishte pasur gjuajtje me armë zjarri nga disa persona të dyshuar.

Policia duke ndërmarr veprime të menjëhershme, ka realizuar një plan taktik duke vendosur disa ‘pika kontrolli për automjete’  në lokacione të ndryshme, ku janë ndaluar disa vetura dhe janë kontrolluar disa persona. Të njëjtit dyshohej se po vinin nga ahengu që ishte mbajtura në fshatin Prapashticë.

Gjatë kontrollit të automjeteve, tek të dyshuarit:

  • K. (1988, m/k), është gjetur dhe konfiskuar një revole TT me dy karikatorë të zbrazët;
  • K. (1980, m/k), është gjetur dhe konfiskuar një revole me një karikator dhe gjashtë fishek;
  • K. (1988, m/k), është gjetur dhe konfiskuar një revole GLOK 17 me dy karikatorë (njëri nga ta me kapacitet prej 30 fishekëve);
  • B. (1968, m/k), është gjetur dhe konfiskuar një revole me një karikator dhe nëntë fishekë.

Dyshohet se një veturë, me qëllim të shmangies së kontrollit policor ka shfrytëzuar një rrugë alternative, por e njëjta është aksidentuar.

Në SP ‘Veriu” është shoqëruar edhe organizatori i ahengut I.S. (1988, m/k), të cilit i është shqiptuar tiketë për shkelje të ‘Ligjit COVID 19’.

 Policia, ka konfiskuar katër armë të shkurta, ka kontrolluar dhe verifikuar njëzet persona që ishin në vetura, pjesëmarrës në ahengun në fjalë.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori i DKR në PTH Prishtinë, i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Statstikat e përgjithshme: 2024-10-07
1
Aksidentet Fatale
12
Aksidentet Me te Lenduar
19
Aksidentet Pa te Lenduar
1739
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
16
Arrestime
10
Ne Mbajtje