Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Pas disa veprimeve operativo-hetimore të policisë vet dorëzohet një dënuar me 3 (tre ) burg për veprën “Detyrim”

Prizren, 21.05.2025
Më datën 20.05.2025 bazuar planin operativ “Realizimi i Urdhëresave të Gjykatave 2025” njësiti urdhëresave pran Stacionit Policor Prizren Veri , në kuadër të aktiviteteve të veta pas formimit të grupit punues ( Task Forcës) edhe pas disa tentativave të një pas njëshme ka arritur të identifikoi lokacionin e vendndodhjen së personit të dënuar me tre vjet burg G.SH. 55 vjeçar nga fshati Shpenadi KK-Prizren .
Sipas urdhër arrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren , dje me datën 20.05.2025 pas disa veprimeve operativo-hetimore të policisë për arrestimin e tij, personi i kërkuar G. Sh. paraqitet në institucionin përgjegjëse për vuajtjen e dënimit me burg.
Personi në fjalë është dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren me dënim me tre vjet burg për shkak të veprës penale “Detyrim” sipas Kodit Penal të Kosovës.
Statstikat e përgjithshme: 2025-05-16
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
45
Aksidentet Pa te Lenduar
2230
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
19
Arrestime
9
Ne Mbajtje