Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Patrullim rreth shkollave dhe vizitë bizneseve në Prizren

Njësia e Komunitetit në stacionin policor në Prizren është duke patrulluar rreth shkollave fillore në qytet dhe lagje. Gjithashtu patrullimi po vazhdon në sheshe, qendra tregtare, tregu i gjelbër dhe tregu i mallrave. Njësia e komunitetit ka një raport të mirë me bizneset e sidomos me argjendaritë me të cilët komunikimi është i vazhdueshëm me qëllim parandalimin e veprave penale të vjedhjeve dhe grabitjeve.
Por kontakti gjatë patrullimit vazhdon edhe me institucionet tjera e sidomos me qendrat e mjekësisë familjare dhe barnatoreve. Policia është në kontakt të përhershëm edhe me trafikun urban e në veçanti me stacionin e autobusëve dhe taxit-e që operojnë në Prizren.
Takime dhe aktivitete parashihen të jenë te vazhdueshme, duke u bazuar në praktikat me të mira policore në bashkëpunim me komunitetin.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje