Përdoren armët në një gazmend familjar në Dragashë – dy të dyshuar ndalohen për 48 orë
Me datën 19.07.2025, rreth orës 22:40, Policia ka pranuar dy video-incizime në të cilat shfaqen dy persona duke shtënë me armë zjarri nga ballkoni i një shtëpie, gjatë një gazmendi familjar.
Pas angazhimeve të njësive operacionale, është identifikuar se aktiviteti është zhvilluar në fshatin Zaplluxhe, Dragash.
Me datën 20.07.2025, pas konsultimit me Prokuroren e Shtetit, është marrë udhëzimi për të identifikuar personat që kanë shtënë me armë. Njësitë policore kanë filluar hetime, me ç’rast janë identifikuar dy të dyshuar, të cilët kishin shtënë nga ballkoni i shtëpisë së tyre.
Të dyshuarit kanë dorëzuar vullnetarisht dy armë – pistoleta me gaz, si dhe tre gëzhoja, për të cilat kanë deklaruar se janë përdorur gjatë gazmendit.
Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor në Dragash, ndërsa Prokurorja e Shtetit ka urdhëruar që të intervistohen në prani të avokatit, dhe ka lëshuar Aktvendim për ndalim në mbajtje deri në 48 orë.
Upotrebljeno vatreno oružje tokom porodičnog veselja u Dragašu – dve osobe zadržane na 48 sati
Dana 19.07.2025, oko 22:40 časova, Policija je primila dva video snimka na kojima se vide dve osobe koje pucaju iz vatrenog oružja sa balkona porodične kuće, tokom porodičnog veselja.
Nakon operativnog angažovanja jedinica, utvrđeno je da je događaj održan u selu Zaplluxhe, opština Dragaš.
Dana 20.07.2025, nakon konsultacija sa državnom tužiteljkom, izdato je uputstvo za identifikaciju osoba koje su koristile oružje. Policijske jedinice su pokrenule istragu, pri čemu su identifikovana dva osumnjičena, koji su pucali sa balkona svoje kuće.
Osumnjičeni su dobrovoljno predali dve gasne pištolje i tri čaure, za koje su naveli da su korišćene tokom veselja.
Dve osobe su sprovedene u policijsku stanicu u Dragašu, a državna tužiteljka je izdala nalog da se saslušaju u prisustvu advokata, te je doneto rešenje o zadržavanju do 48 sati.