Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm në Kaçanik

Më datë 04.05.2025, rreth orës 19:30, gjatë patrullimit në fshatin Begrac, policët kanë dëgjuar dy të shtëna armësh që vinin nga një aheng familjar. Menjëherë policët kanë reaguar dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Në vendngjarje është identifikuar personi F. S., 35 vjeç, i cili ka pranuar se kishte shtënë me armë zjarri, të cilën e kishte me leje. Arma është konfiskuar (pa municion), ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për intervistim nga njësia e hetimeve.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar të iniciohet rasti për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Pas intervistimit, personi është liruar, ndërsa rasti do të procedohet në mënyrë të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje