Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm në Kaçanik

Me datën 26.04.2026, rreth orës 20:15, stacioni policor në Kaçanik ka pranuar një informatë se në fshatin Bajnicë të Kaçanikut ka pasur të shtëna me armë të zjarrit.
Lidhur me rastin, njësitet reaguese dhe të hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku dyshohej se persona të panjohur, me një veturë të tipit xhip me ngjyrë të zezë dhe targa vendore, kishin shkuar në thellësi të malit në fshatin Bajnicë dhe kishin shkrepur armë zjarri, të tipit AK-47, rreth dy karikatorë në ajër.
Njësiti i hetimeve të stacionit policor në Kaçanik, pasi ka kryer shikimin e vendit të ngjarjes, ka gjetur 49 gëzhoja, më pas ka arritur të lokalizojë edhe veturën e dyshuar, e cila është gjetur në parkingun e një autoservisi.
Është identifikuar i dyshuari me inicialet E. S. (26 vjeç), tek i cili është sekuestruar një armë zjarri, pushkë automatike e tipit AK-47, si dhe 35 fishekë.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe është intervistuar, ku me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje