Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Përfundimi i projektit të vendosjes së kamerave të sigurisë në fshatin Novakë

Prizren, 27 shtator 2021
Sot, në objektet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, u bë njoftimi mbi përfundimin e projektit mbi instalimin e kamerave të sigurisë në fshatin Novakë, Komuna e Prizrenit, fshat ky i banuar kryesisht me banorë të komunitetit serb.
Të pranishëm në takim ishin, përfaqësuesit e OSBE-se, të cilët e bënë të mundur realizimin e projektit, përfaqësuesi i Drejtorisë për Emergjenca i Komunës së Prizrenit, përfaqësuesit e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren si dhe përfaqësuesit e Stacionit Policor Prizren Veri – si stacion që do të bëjë monitorimin e kamerave të sigurisë, ndërsa përfituesit kryesor në këtë drejtim janë banorët e fshatin Novakë, Komuna e Prizrenit.
Me këtë rast u bë pranimi i pajisjeve të vendosura në Shërbimin e Kujdestarisë së SP Prizren -VERI, sikurse në vijim:
-Një shtëpize kompjuteri;
-Një monitor (ku do të vëzhgohen 9-të kamerat e vendosura në Novakë) si dhe paisje përcjellëse.
Për mirëmbajtjen e rrjetit për një vit do të kujdeset kompania qe ka ekzekutuar projektin ndërsa pagesën e internetit për një vit e paguan OSBE-ja, kurse pas kësaj për mirëmbajtje zotohet se do ta e bëjë Komuna e Prizrenit përkatësisht Drejtoria e Emergjencave në Prizren.
Me këta rast u shkëmbyen falënderimet e ndërsjella për finalizimin e këtij projekti shume të vlefshëm për sigurinë dhe mirëqenien në komunitet.
Statstikat e përgjithshme: 2025-05-23
1
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
34
Aksidentet Pa te Lenduar
2119
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
28
Arrestime
11
Ne Mbajtje