Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Përfundon me sukses trajnimi për policët patrullues me biçikletë në Prizren

Prizren, 20 qershor 2025
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren njofton opinionin publik se më 20 qershor 2025, në ambientet e saj është mbajtur ceremonia e ndarjes së certifikatave për 12 zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren dhe ajo e Gjakovës, të cilët përfunduan me sukses trajnimin për patrullim me biçikletë.
Ky trajnim kishte për qëllim avancimin e kapaciteteve të zyrtarëve në ofrimin e sigurisë, në veçanti në zona urbane dhe këmbësore, përmes një qasjeje më efikase, ekologjike dhe të afërt me qytetarët.
Në emër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, të pranishmit i përshëndeti major Vebih Zekolli, i cili i uroi zyrtarët për përkushtimin dhe suksesin e treguar gjatë trajnimit. Ai theksoi rëndësinë e aplikimit praktik të njohurive të fituara për të garantuar një ambient sa më të sigurt për të gjithë qytetarët.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në përmirësimin e shërbimeve të saj ndaj qytetarëve dhe në rritjen e sigurisë publike, duke investuar në trajnimet dhe pajisjet që ndihmojnë në një patrullim më efikas dhe më të qasshëm.
Statstikat e përgjithshme: 2025-06-20
0
Aksidentet Fatale
22
Aksidentet Me te Lenduar
48
Aksidentet Pa te Lenduar
2027
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
18
Arrestime
9
Ne Mbajtje