Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Përmbyllet me sukses kampi rinor ndërkulturor i organizuar nga Policia e Kosovës dhe i mbështetur nga OSBE-ja

Prishtinë 8 shtator 2025
Policia e Kosovës respektivisht Divizioni i Policimit në Bashkësi në bashkëpunim dhe me përkrahjen të misionit të OSBE-së në Kosovë, ka realizuar me sukses kampin rinor ndërkulturor i cili është mbajtur nga data 5 deri më 7 shtator 2025.
Qëllimi i këtij kampi ka qenë promovimi i bashkëjetesës ndëretnike, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ndërmjet të rinjve të komuniteteve të ndryshme, si dhe forcimi i rolit të tyre në sigurinë publike në nivel lokal.
Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga dy Komitete Lokale për Siguri Publike (KLSP): KLSP Muqivercë (Kamenicë) dhe KLSP Avdullah Presheva (Gjilan), si dhe 20 të rinj të përzgjedhur nga komunitete të ndryshme.
Kampi u karakterizua me atmosferë pozitive, aktivitete edukative e argëtuese dhe ndërveprim të frytshëm mes të rinjve, përfaqësuesve të KLSP-ve dhe policëve të lagjes.
Policia e Kosovës e konsideron thelbësore përfshirjen e të rinjve në përmirësimin e sigurisë dhe ndërtimin e komuniteteve të sigurta dhe gjithëpërfshirëse.



Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje