Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Përmbyllet operacioni i suksesshëm policor kundër aktiviteteve të jashtëligjshme në Rajonin e Prishtinës

Prishtinë, 20 maj 2025 – Drejtoria rajonale e policisë së Prishtinës, ka realizuar me sukses një operacion të gjerë policor në funksion të luftimit të veprimtarive të kundërligjshme që ndërlidhen me organizimin e skemave piramidale dhe lojërave të fatit-bixhozit të jashtëligjshëm.
Operacioni është zhvilluar në vazhdimësi që nga data 25 prill 2025, pas pranimit të informatave të besueshme për zhvillimin e aktiviteteve të tilla të kundërligjshme në disa lokacione të Rajonit të Prishtinës.
Operacioni ka rezultuar tejet i suksesshëm, me ç’ rast;
-Janë inspektuar me sistem monitorimi, 75 lokacione të ndryshme, përfshirë këtu,
shtëpi, lokale afariste dhe objekte përcjellëse.
– Në 25 prej tyre janë ndërmarrë kontrolle të detajuara.
– 7 lokale janë mbyllur nga inspektorët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe inspektoratet komunal për mungesë të dokumentacionit përkatës ose licencave.
· Janë iniciuar 10 raste penale, janë evidentuar shënime zyrtare dhe raporte operative që lidhen me vepra penale të ndryshme, si:
organizim i lojërave të fatit,posedim i paautorizuar i substancave narkotike,armëmbajtje pa leje,kultivim, përpunim dhe shitje e substancave narkotike.
– Janë arrestuar 14 persona, të dyshuar për përfshirje direkte në këto aktivitete të paligjshme.
– Nga ta, 7 janë ndaluar me masë mbajtjeje prej 48 orësh, ndërsa 7 të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Përgjatë operacionit janë sekuestruar në cilësi të provave të rëndësishme edhe:
13 aparate për lojëra të fatit; 1 armë automatike AK-47, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe 1 boks metalik;Pajisje laboratorike për përpunimin e substancave narkotike, përfshirë një sasi të dyshuar narkotikësh në qese plastike;2726 euro para të gatshme;2 laptopë, 1 printer, një çantë me çipa dhe 15 palë letra bixhozi, si dhe,3 telefona mobil, të dyshuar se janë përdorur për pagesa online në bastore sportive.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe e palëkundur në angazhimin e saj për parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të jashtëligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike. Ky operacion dëshmon edhe njëherë profesionalizmin, bashkëpunimin institucional dhe përkushtimin e zyrtarëve policorë në mbrojtje të ligjshmërisë dhe interesit të qytetarëve.
Statstikat e përgjithshme: 2025-05-16
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
45
Aksidentet Pa te Lenduar
2230
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
19
Arrestime
9
Ne Mbajtje