Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Person i zhdukur nga Ferizaj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kërkon bashkëpunim nga qytetatrët , për personin e zhdukur nga fshati Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt, Bukurije Hasan Neziraj, e moshës 46 vjeçe. E njëjta me datën 11.06.2021, kishte dalur nga shtëpia dhe që nga ajo ditë, nuk dihet për fatin e sajë.
Ajo, ka flokë të zeza, sy të kaftë, e gjatë 1.80 cm, peshon 80 kg dhe kishte veshje sportive të zeza dhe bluzë ngjyrë vjollce.
Policia, fton qytetarët, që nëse marrin ndonjë informacion për vendodhjen e sajë, të njoftojnë menjëherë stacionin policor më të afërt.
( tel .192).
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje