Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Personi i raportuar si i zhdukur, gjendet dhe i dorëzohet familjarëve

Prizren, 25 nëntor 2021
Me datë 23.11.2021, rreth orës 17:40, një ankues ka raportuar se vajza e tij ka dalë për të shkuar në shkollë mirëpo pas orarit të mësimit nuk është kthyer dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Në lidhje me rastin policia kishte filluar hetimet dhe kërkimin e saj.
Gjatë hetimeve nga njësia e specializuar nga drejtoria rajonale në Prizren, ka arritur që të kontaktojë me personin e zhdukur përkohësisht dhe e njëjta është paraqitur pranë familjes.
Viktima e mitur e lindur në vitin 2005, i është nënshtruar kontrollit mjekësor dhe i është dorëzuar familjarëve të saj në gjendje të mirë shëndetësore dhe fizike.
Në lidhje me rastin u informua prokuroi i Shtetit.
Statstikat e përgjithshme: 2025-06-09
0
Aksidentet Fatale
19
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1577
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
7
Ne Mbajtje