Pesë persona shoqërohen në Stacion Policor për veprën penale “Sulm”
Mitrovicë Veri , 24 Prill 2025
Më datë 24.04.2025, rreth orës 02:00, pas një mosmarrëveshje në trafik, dy vetura ishin ndaluar pranë përmendores së “Car Llazar-it” ku dy persona kishin dal nga vetura dhe kishin filluar të fjalosen mes duke u shtyer me duar. Njësitë policore të Stacionit Policor Mitrovicë Veri kanë intervenuar duke e parandaluar përshkallëzimin e situatës në rrahje.
Personat e përfshirë në rast i dyshuari P.C 31 vjeç dhe ankuesi N.J 30 vjeç si dhe tre dëshmitarët janë shoqëruar në Stacion Policor, ku edhe janë intervistuar.
Rasti i është paraqitur Prokurorit të Shtetit dhe në konsultim me të është iniciuar rasti “Sulm”, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe arrestimin e të gjithë personave që kryejnë apo tentojnë kryerjen e veprave penale.
Pet lica sprovedeno u policijsku stanicu zbog krivičnog dela „Napad“
Mitrovica Sever, 24. April 2025
Dana 24.04.2025, oko 02:00 časa, nakon saobraćajnog spora, dva automobila su se zaustavili kod spomenika „Car Llazara“ gde su dve osobe izašle iz automobila i počele da se svađaju gurajući se rukama. Intervenisale su policijske jedinice Policijske stanice Severna Mitrovica koje su sprečile da situacija preraste u tuču.
Učesnici u predmetu, osumnjičeni P.C., star 31 godinu, i podnosilac pritužbe N.J., star 30 godina, kao i tri svedoka, udruženi su u policijsku stanicu, gde su bili intervisani.
Predmet je predočen državnom tužiocu i uz konsultacije sa njim pokrenut je predmet “Napad”, osumnjičeni je pušten na slobodu, dok se predmet nastavlja u redovnom postupku.
Kosovska policija ostaje posvećena primeni zakona i hapšenju svih lica koja počine ili pokušaju da izvrše krivična dela.