Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Plagoset një preson në lagjen Dardania në Prishtinë

Prishtinë, 17 maj 2019 – – Sot rreth  orës 15:00, policia  ka marrë informacionin se në lagjen “Dardania”  në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes, të cilat kanë hasur në viktimën ( i plagosur nga arma e zjarrit) :

o    M.E, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar katër persona të dyshuar, si dhe ka sekuestruar tri armë zjarri (revole) .

Personat e arrestuar:
o    Sh. C mashkull , 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, 
o    L. K mashkull , 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
o    Xh. B  mashkull , 43  vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
ndodhen në objektet policore ku po intervistohen, ndërkohë që i dyshuari i katërt:
 
o    A.K  mashkull , 23  vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,  ndodhet në tretman mjekësor, nën përkujdesjen e policisë.
 
Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me këtë rast.
 

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje