Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Plagoset një person, sekuestrohen dy armë zjarri

Prishtinë, 21 dhjetor 2020 – Mbrëmë në ora 23:50 është pranuar informata për një rast të plagosjes me arme zjarri në rrugën “Hasan Prishtina” në Podujevë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para të ekzaminimit dhe atyre të intervistimit janë ngritur dyshimet se aksidentalisht në shtëpinë e saj, me armë zjarri është plagosur;

• Sh. Zh. 58 vjeç, femër, shtetase e Republikës së Kosovës, e cila ka marrë trajtimin e
nevojshëm mjekësor në QKUK.

Ndërkohë që kanë vazhduar veprimet operativo – policore, janë sekuestruar dy armë zjarri;

◘ Një Revole e tipit GLOCK,
◘ Një Revolver i tipit ZASTAVA, si dhe,
◘ Trembëdhjetë copë fishek.

Ndërlidhur me rastin policia ka shoqëruar në stacionin policor dy persona të dyshuar;

 N. Zh mashkull, 62 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe,
 M. Zh mashkull 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet të jenë
implikuar direkt në rast.

Hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin përderisa të dyshuarit janë proceduar me tutje për lëndim të rëndë trupor si dhe mbajtje në pronësi, posedim të pa autorizuar të armëve.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje