Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Plani i Veprimit -projekti ‘’Bombolat e gazit ‘’ DRP-Ferizaj

Në kuadër të projektit “Bombolat e gazit”, sot Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka realizuar një fushatë lidhur me rreziqet dhe pasojat gjatë përdorimit të bombolave të gazit, si dhe kujdesi që duhet pas nga këto pajisje.
Me këtë rast, janë shpërndarë fletushka vetëdijesuese për qytetarët dhe bizneset, në pika karburanti, qendra tregtare, restaurante dhe lokale tjera, që kanë të pajisur aparate me bombola të gazit .
Pas kësaj fushate, policia do të koordinojë aktivitetet e saja dhe do të angazhohet në mënyrë permanente në terren , në bashkëpunim edhe me inspektorët përkatës, nga niveli qëndrorë dhe ai lokal.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek qytetarët, që të kenë kujdes mbi rreziqet që paraqesin bombolat e gazit nga përdorimi i tyre.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje