Hetuesit Policorë të SP Gjilan, gjatë hetimit të një rasti “Dhunë në familje” mbi bazën e informacioneve të pranuara përmes rrugëve operative kanë arritur të sigurojnë një informatë lidhur me një person të dyshuar, i cili dyshohej se në shtëpinë e tij posedon armë të zjarrit pa leje.
Në koordinim me prokurorinë, sot më, 21.12.2021 në orët e mbrëmjes është kontrolluar shtëpia dhe objekti përcjellës i të dyshuarit dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi: një pistoletë dhe një pushkë automatike, 70 (shtatëdhjetë) fishekë dhe dy karikatorë.
Me këtë rast janë arrestuar dy të dyshuar, ndaj tyre iniciohet rasti ‘armëmbajtje pa leje’, me vendim të prokurorit rasti vazhdohet në procedurë të rregullt.