Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Klinё, me datën 05.11.2025, rreth orёs 21:30, pёrmes rrugёve operative ka pranuar informatё se nё njё lokal nё fshatin Ujmir-Klinё, njё person posedon armё tё zjarrit.
Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe gjatё kontrollit fizik tё personit tё dyshuar (i mitur) tek i njëjti janё gjetur dhe janë sekuestruar:
• njё (1) armё pistoletё,
• njё (1) karikator i armës,
• pesё (5) fishekë kal. 9 mm.
I dyshuari ёshtё shoqёruar nё Stacionin Policor Klinё dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, Departamenti për të Mitur, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 24 orё.