Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia bastis një kafiteri në Prizren, sekuestron një pistoletë

Prizren, 18 qershor 2026
Me datën 17.06.2026, hetuesit e Drejtorisë së Hetimit të Trafikimit me Narkotikë (DHTN), sektori në Prizren, nën asistimin e njësive tjera të Policisë nga Stacioni Policor i Prizrenit, kanë zbatuar urdhëresën për kontroll të befasishëm në një lokal–kafiteri në Prizren. Urdhëresa është lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.
Kontrolli është kryer mbi dyshimin se pronarët e lokalit, nga lokali i tyre shpërndajnë narkotikë dhe posedojnë armë zjarri.
Gjatë bastisjes në lokal ishte prezent i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar:
një pistoletë “SIG” me 9 fishekë.
Sa iu përket narkotikëve, nuk është gjetur asgjë.
I dyshuari është intervistuar për veprën penale sipas nenit 267 dhe nenit 366 të KPRK-së ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.
Me urdhër të prokurorit të lëndës, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër veprimtarive të paligjshme dhe në garantimin e sigurisë së qytetarëve.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje