Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës arreston dy persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale

Prishtinë, 22 dhjetor 2020
 
Policia e Kosovës (PK), Sektori Qendrorë i Hetimeve (DHTQNJ), pas hetimeve të zhvilluara  të udhëhequra nga Prokuroria Themelore, departamenti i përgjithshëm Prishtinë, sot me datë 22.12.2020,  ka   realizuar një plan taktik,  me ç ‘rast kanë identifikuar dhe  arrestuar dy persona të dyshuar, nën  dyshimin se të njëjtat kanë  kryer veprat penale si   “ Mundësim ose detyrim në prostitucion neni 234 dhe Bashkëkryerja neni 31”.
 
Gjatë realizimit të planit  policor në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:
 
– (2) telefona mobil.
– (875) tetëqind e shtatëdhjetë e pesë euro
– (2000) dymijë dinar
– (6.66gram) substancë narkotike e dyshuar për mariuhane,
 
Pas intervistimit me vendim të prokurorit  të dyshuarat  dërgohen ne ndalim për 48 orë.
 
Policia e Kosovës, vazhdon të mbetet e përkushtuar në parandalimin e aktiviteteve të ndryshme kriminale si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje