Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës arreston dy persona të dyshuar për veprat dhënie ryshfeti dhe marrje ryshfeti

Prishtinë, 24 prill 2024
Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) pas pranimit të informacioneve mbi dyshimet se dy persona të dyshuar kanë konsumuar veprat penale Dhënia e ryshfetit dhe Marrja e ryshfetit, ka ndërmarrë veprimet operative dhe hetimore në terren të cilat kanë rezultuar me arrestimin e të dyshuarve të lartcekur.
Me datë 24.04.2024 Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicë jug, janë informuar se një zyrtar-inspektor i ATK-së dyshohet se mund të ketë keqpërdorur detyrën zyrtare, ku gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare në terminalin Doganor në Mitrovicë dyshohet se nga një qytetar/palë në procedurë ka pranuar një shumë të hollash.
Gjatë punës operative dhe hetimore në bashkëpunim edhe me zyrtarë të Policisë Kufitare, në hapësirat e terminalit Doganor në Mitrovicë janë siguruar dëshmitë se i dyshuari mashkull me qëllim të lehtësimit të procedurave të kontrollit, i kishte ofruar para të gatshme zyrtarit të ATK-së të cilat i janë gjetur në xhepin e tij dhe të njëjtat i janë sekuestruar përkohësisht si provë materiale relevante për veprën penale.
Lidhur me rastin të dyshuarit janë shoqëruar për intervistim në prezencën e avokatëve, ku pas përfundimit të intervistave është njoftuar prokurori kompetent, i cili të dyshuarve u ka caktuar masën e ndalimit policor prej 48 orësh.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje