Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për deklarim të rremë nën betim

Prishtinë 22 dhjetor 2025
Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në qershor të vitit 2025 nga një person mashkull kosovar në cilësi të ankuesit, kishte pranuar informacion se disa persona zyrtarë janë duke i kërkuar ryshfet me qëllim të bartjes së aksioneve në pronësinë e tij, pasi ky i fundit i kishte blerë nga bashkë aksionarët e tij.
Lidhur me rastin, Policia e Kosovës në koordinim dhe me autorizim të prokurorit kompetent, ka ndërmarrë veprime hetimore gjatë të cilave janë siguruar dëshmi nga të cilat rezulton se personi i lartcekur
dyshohet se ka deklaruar rrejshëm. Me këto veprime, i dyshuari mashkull kosovar ka konsumuar veprën penale “Deklarimi i rremë nën betim”, për çka i njëjti me datën 22.12.2025 është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i njëjti është ndaluar për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje