Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës arreston të dyshuarit për veprën penale detyrim

Prishtinë, 6 gusht 2025
Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda ka ndërmarrë veprimet të menjëhershme hetimore dhe operative pas pranimit të informatave se një person i dyshuar, me ndihmën e një personi të dyshuar tjetër, ka kanosur viktimën mashkull kosovar i cili ishte duke kryer disa punime.
Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë nën dyshimet për kryerje të veprës penale Detyrim.
Të dyshuarit meshkuj kosovarë janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje