Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës, arreston tre të dyshuar

Prishtinë, më 20 shkurt 2020

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar – Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, pas hetimeve të zhvilluara nën dyshimin e përfshirjes në veprat penale: ‘Hyrja në sistemet kompjuterike’ dhe ‘Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit’, sot më, 20.02.2020 ka zbatuar urdhëresën  për kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ku janë kontrolluar shtëpitë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarve, në Prishtinë dhe Gjakovë dhe janë arrestuar tre të dyshuar:

·         B.J. viti i lindjes 1999, mashkull kosovar,
·         L.S. viti i lindjes 1999, mashkull kosovar dhe
·         Y.O. viti i lindjes 1996, mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar prova të  ndryshme të cilat janë të ndërlidhura me rastin. Ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit kanë kryer në vazhdimësi veprat e cekura më lart me qëllim të përfitimit personal, vjedhjen e të dhënave të kartelave bankare dhe llogarive tjera të ndryshme, pastaj këto të dhëna i shitnin përmes ueb faqeve të ndryshme.

Si provë materiale janë sekuestrua përkohësisht:

–          5 (pesë) kompjuter Laptop,
–          1 (një) shtepizë kompjuteri
–          6 (gjashtë) telefona celular
–          1 (një) veturë që dyshohet se është përfituar nga vepra penale
–          1 (një) IPAD
–          1 (një) hard disk
–          2 (dy) USB
–          13 (trembëdhjetë) CD

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje